Çka thuhet në letrën e Hashim Thaçit për FSK-në në veri?

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 2 Dhjetor, 2024

Komente


Çka thuhet në letrën e Hashim Thaçit për FSK-në në veri?

Zotimi i Kosovës për të mos e dërguar Forcën e saj të Sigurisë në veri të vendit, pa pëlqimin paraprak të NATO-s, është i vlefshëm edhe sot, kur mandati i kësaj force ka ndryshuar.

Kështu thotë Besfort Rrecaj, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës.

Sipas tij, deklaratat e njëanshme lëshohen nga shtetet dhe si të tilla konsiderohen obligative.

“Kosova duhet ta respektojë atë, për aq kohë sa nuk ndryshohet nga ndonjë kryeministër ose nga ndonjë përfaqësues tjetër i shtetit të Kosovës”, thotë Rrecaj.

Në vitin 2013, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në një letër-këmbim me shefin e atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, u zotua se FSK-ja nuk do të dislokohet në veri – zonë e banuar me shumicë serbe – pa u dakorduar paraprakisht me misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, unë jap garanci se FSK-ja do të ndërmarrë mision në veri të Kosovës vetëm me pëlqimin paraprak të KFOR-it”, thuhet në letrën që mban nënshkrimin e Thaçit dhe datën 19 prill, 2013.

Veriu i Kosovës është shpesh vatër tensionesh, pasi popullata shumicë serbe – e dirigjuar nga Beogradi – vështirë u bindet autoriteteve të Kosovës.

Letër-këmbimi me NATO-n besohet të jetë bërë në përpjekje për ta mbajtur situatën atje nën kontroll.

Por, më shumë se një dekadë më vonë, ka zëra që thonë se ky zotim si i tillë nuk është më i vlefshëm, sepse statusi i FSK-së nuk është më i njëjti.


Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj