Mo Salah : Deri tani, kjo ishte ndeshja ime e fundit ndaj Man Cityt

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 2 Dhjetor, 2024

Komente


Mo Salah : Deri tani, kjo ishte ndeshja ime e fundit ndaj Man Cityt

E ardhmja e Mohamed Salah tek Liverpooli ka qenë një ndër diskutimet më të mëdha këtë sezon në Ligën Premier, por kjo nuk e ka ndalur sulmuesin që ta ‘ndezë’ garën për titull.

Ai udhëhoqi Liverpoolin drejt një fitoreje me rezultat 2-0 ndaj Manchester Cityt të dielën, por pas ndeshjes, ai sugjeroi se kjo ka mundur të jetë ndeshja e tij e fundit ndaj këtij rivali në ‘Anfield’.

Kontrata e sulmuesit egjiptian pritet të skadojë në fund të sezonit dhe së fundmi ai zbuloi se klubi ende nuk i ka ofruar një marrëveshje të re.

“Sinqerisht, është në kokën time. Deri tani, kjo ishte ndeshja ime e fundit ndaj Man Cityt që do të luajë për Liverpoolin, kështu që vetëm e shijova.

“Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, kështu që do ta shijojë çdo sekondë këtu. Shpresoj që ne të fitojmë ligën dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Salah.

“Është shumë e veçantë. Nuk e marrë si të mirëqenë, ndihem sikur në shtëpi. Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë, gjithmonë, të shënosh në Anfield dhe të fitosh ndeshjet”.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj