Çeku qëndrime të kundërta me FFK’në: Është e qartë që simbolet e shtetit të Kosovës në Beograd janë larguar

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 3 Prill, 2025

Komente


Çeku qëndrime të kundërta me FFK’në: Është e qartë që simbolet e shtetit të Kosovës në Beograd janë larguar

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në detyrë, Hajrulla Çeku ka reaguar ashpër në lidhje me skandalin që ndodhi në kongresin e UEFA-s me flamurin e Kosovës.


Çeku nuk i është bindur deklaratës së Federatës të Futbollit të Kosovës, e cila çuditi me një komunikatë, duke thënë se simbolet e Kosovës nuk janë hequr nga Kongresi i UEFA-s.

Çeku thotë se është e qartë se simbolet e Kosovës janë larguar.

Këto janë detaje që do të na sqarojë UEFA-ja, edhe vendosja edhe largimi i simboleve do te duhet te ndjekë një procedurë standarde te logjistikës së atij organizimi. Mirëpo, ne kemi fotografitë, që tashmë janë publike, ku në tavolinë nuk është flamuri i Kosovës derisa shihen flamujt e shteteve të tjera. Nëse ka ndodhur në përfundim ose pas përfundimit, megjithatë nuk ka logjikë që një herë të largohet vetëm flamuri i Kosovës dhe të bëhen disa fotografi e pastaj të vazhdohet me të tjerat. Këtë unë mendoj se e ka bërë Federata e Serbisë, por kjo nuk e redukton përgjegjësinë, pasi kjo nuk ka qenë ngjarje e federatës serbe, por organizim i UEFA-s”, tha Çeku për emisionin “Gazeta” në “Kanal10”.

Tha se shteti i ka udhëzuar qysh më herët të gjitha federatat sportive të Kosovës, që t’i lëshojnë ose të tërhiqen nga çdo aktivitet sportiv – çfaredo qofshin ato – nëse pala kosovare nuk trajtohet njësoj sikurse pjesëmarrësit e vendeve të tjera.

Shtëpia e futbollit serb iu ka kërkuar falje gjithë serbëve në Serbi dhe atyre që jetojnë në Kosovë, siç thotë ajo për “lëshimin” e mbrëmshëm, ndërsa thotë se gabimi u përmirësua, duke e lënë të nënkuptohet se flamuri i Republikës së Kosovës është hequr.

“Kongresi i 49-të i UEFA-s po zhvillohet sot në Beograd, një nga ngjarjet më të mëdha që është mbajtur ndonjëherë në vendin tonë. Kongresi organizohet nga UEFA, ndërsa Federata e Futbollit e Serbisë mirëpret figurat më të rëndësishme të futbollit në Evropë dhe botë. Organizimi i jashtëzakonshëm u zbeh nga një neglizhencë e organizatorëve, të cilën një pjesëmarrës në Kongres u përpoq ta shfrytëzonte për interesa jo-futbollistike. Reaguam së bashku, shpejt dhe me vendosmëri, dhe me përgjegjësi të plotë informojmë publikun se nuk ka asnjë flamur apo simbol të Kosovës në Kongresin e UEFA-s sot në Beograd. Kërkojmë ndjesë për çdo qytetar tonin dhe çdo anëtar të popullit tonë, veçanërisht për bashkëkombësit tanë në Kosovë, të cilët u ndjenë të shqetësuar dhe të lënduar nga kjo mungesë vëmendjeje e organizatorit, e cila u korrigjua menjëherë pas reagimit tonë”, u tha në komunikatën e federatës serbe të futbollit.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj