26 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 2 Maj, 2025

Komente


26 vjet nga masakra e Studimes së Vushtrrisë

Këtë të martë u bënë 26 vjet që nga koha kur në Studime të Vushtrrisë forcat kriminele serbe vranë 116 shqiptarë të pafajshëm.

Nga dëshmitarët mësohet se 116 civilët u pushkatuan brenda dy orëve.

Këta të fundit u nxorën nga kolona e qindra njerëzve që kishin marrë rrugë për Shqipëri.

Çështja e Masakrës së Vushtrrisë u ngrit edhe gjatë një procesi gjyqësor ndaj gjeneralit serb Vlastimir Gjorgjeviq. Gjorgjeviç u dënua me 27 vite në burg.

Kjo ditë do të kujtohet sot me një akademi përkujtimore në Studime.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj