Bëhet vënia e Gurthemelit të Shkollës “Nuhi Gashi” në Bradash, merr pjesë Kurti

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 30 Maj, 2025

Komente


Bëhet vënia e Gurthemelit të Shkollës “Nuhi Gashi” në Bradash, merr pjesë Kurti

Gjatë ditës së sotme në fshatin Bradash të Komunës së Podujevës do të bëhet vënia e gurëthemelit të Shkollës ”Nuhi Gashi”.


Në këtë ceremoni sipas njoftimit nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të marrë pjesë kryeministri Albin Kurti.

Po ashtu në një njoftim tjetër nga MASHT-i është bërë e ditur se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe drejtori i GIZ-it për Kosovë, David Oberhuber marrin pjesë në Ceremoninë e certifikimit të nxënësve të Shkollës së mesme Profesionale “7 Shtatori” në Prishtinë./

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj