Bahrije Hyseni: 99 prurje të reja në LDK, do të jem zëri juaj aty ku ju meritoni

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 20 Janar, 2025

Komente


Bahrije Hyseni: 99 prurje të reja në LDK, do të jem zëri juaj aty ku ju meritoni

Kandidatja për deputete nga LDK’ja, Bahrije Hyseni, ka njoftuar se kanë pritur në zyre 99 prurje të reja në simbolikë të numrit 99, me të cilin kandidon ajo.

“Falemnderit secilit. Do të jem zëri juaj aty ku ju meritoni, në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Hyseni.

Postimi i plotë:

19 janari na dha edhe më shumë forcë…

Në zyrat tona mirëpritëm 99 prurje të reja të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në simbolikë të numrit 99.

99 prurje, 99 simpatizantë, 99 djem e vajza, 99 fryma të reja, 99 ferizajas që janë të bindur që ndryshimi po vie.

Falemnderit secilit. Do të jem zëri juaj aty ku ju meritoni, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Së bashku drejt ndryshimit…


Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj