Xhavit Zariqi, falenderon simpatiantët e AAK-së për mbështetje

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 12 Janar, 2025

Komente


Xhavit Zariqi, falenderon simpatiantët e AAK-së për mbështetje

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Xhavit Zariqi ka falenderuar mbështetësit dhe sipatizantët e AAK-së në hapjen e fushatës zgjedhore.

Postimi i tij në Facebook


Me lejoni t’ju falënderoj nga zemra për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme dhe përkushtimin që treguat gjatë hapjes së fushatës sonë. Kjo është një dëshmi e forcës sonë, e unitetit dhe e vizionit që ndan secili prej nesh për të ardhmen e vendit tonë.

Besimi juaj më jep motivin dhe kurajën për të punuar me vendosmëri për qëllimet tona të përbashkëta. Së bashku, do të arrijmë të realizojmë synimet tona për një Kosovë më të mirë, më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Ju faleminderit për mbështetjen tuaj të palëkundur dhe për energjinë që e sillni në këtë rrugëtim të rëndësishëm.

Faleminderit përkrahës, simpatizant, anëtar dhe struktura të Aleancës së Ferizajt.

Me respekt dhe mirënjohje,

Xhavit Zariqi 26✅

AAK 137✅


May be an image of crowd

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj