Arrestohet 39-vjeçari për vjedhjen e 5 viçave në fshatin Soponicë të Kaçanikut

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e pesë viçave në fshatin Soponicë të komunës së Kaçanikut.
Ngjarja ka ndodhur më 1 maj, rreth orës 08:50, kur policia e stacionit lokal mori një informacion se persona të panjohur kishin hyrë në një stallë për bagëti dhe kishin vjedhur pesë krerë viça, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 6,000 euro.
Hetimet e nisura nga Njësia e Hetimeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, çuan në identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarit. Sipas njoftimit zyrtar, më 5 maj, rreth orës 14:40, është arrestuar P.H., 39 vjeç, i cili më pas është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik.
Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, prokurori i rastit ka lëshuar vendim për ndalimin e tij për 48 orë, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.
Komente