Ambasada e Kosovës në Londër feston 17-vjetorin e pavarësisë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 12 Shkurt, 2025

Komente


Ambasada e Kosovës në Londër feston 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Londër organizoi një mbrëmje për të festuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.


Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se kjo mbrëmje e veçantë u pasurua me pjesëmarrjen e një numri të madh të trupit diplomatik të akredituara në Londër, përfaqësues të Oborrit Mbretëror, anëtarë të “House of Lords” dhe “House of Commons”, si dhe diasporës nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar.

“Ambasadori Ilir Kapiti mbajti një fjalim para të pranishmëve, theksoi rëndësinë e misionit diplomatik të Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, lidhjet e forta mes dy vendeve dhe përkushtimin për të avancuar më tej këtë bashkëpunim”.

“Këtë ceremoni festive e bëri edhe më të veçantë performanca e jashtëzakonshme e artistes tonë të mirënjohur Rona Nishliu, e cila me zërin dhe interpretimin e saj magjepsi të gjithë të pranishmit”, thuhet në njoftim. 

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj