Arrestohen 35 persona në Ferizaj të kërkuar nga gjykata

Policia e Kosovës në Ferizaj, ka vazhduar me planet operative për të realizuar disa kërkesa të gjykatës Themelore në Ferizaj. Si rezultat i kësaj, prej datës 19 deri më 25 maj janë arrestuar gjithsejtë 35 persona të cilët nuk u janë përgjigjur ftesave të gjykatës.
“Policia e Kosovës ka zbatuar planin operativ për realizimin e urdhëresave të Gjykatës. Andaj, ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë për parandalimin dhe luftimin e krimit. Ju mund të raportoni rastet kriminale në këto mënyra”, thuhet midis të tjerash në raportin javor të Policisë në Ferizaj.
Komente