Arbeni nga Ferizaj ka nevojë urgjente për ndihmën e qytetarëve, për t’i shpëtuar jetën

Një thirrje për ndihmë po shpërndahet këto ditë për 43-vjeçarin Arben Rrahmani nga fshati Pleshinë i Ferizajt, i cili ndodhet në gjendje kritike në një spital në Itali.
Prej më shumë se dy javësh, Arbeni është i shtruar në repartin intensiv dhe është diagnostikuar me probleme të rënda shëndetësore: dështim kardiak kongjestiv, hipertension të rëndë pulmonar dhe BPCO emfizematoze – sëmundje që kanë prekur rëndë zemrën dhe mushkëritë e tij.
Sipas mjekëve, shpresa e vetme për mbijetesë është një transplant urgjent i zemrës dhe mushkërive, ndërsa kostoja për këtë ndërhyrje jetike arrin në 240 mijë euro – shumë të papërballueshme për familjen.
Familjarët i bëjnë thirrje gjithë qytetarëve, institucioneve dhe komunitetit mërgimtar të tregojnë solidaritet dhe të ndihmojnë me aq sa munden. Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë ndryshimin midis jetës dhe vdekjes.
https://www.gofundme.com/f/arbeni-kerkon-ndihmen-tuaj-arben-wants-your-help?utm_campaign=natman_sharesheet_dash&utm_medium=customer&utm_source=facebook&fbclid=IwY2xjawKvbdVleHRuA2FlbQIxMQBicmlkETFkbFFXa3JOQUtWZVp5enU1AR7DV3Za4iWN5OWsenjSF7FSGbH81v2YIoxkESKm18alc2B86MANr7ZCAsurJQ_aem_l3oe6uLqXLbvuZj0v_Eecw
Komente