Agron Demi ironizon me Bashën e Ramen për tekstet e Unikatilit: Qaty te Shqipnia kufitari lyp pare, tash e di që jam hy në tokë shqiptare

Zgjedhjet në Shqipëri pritet të mbahen me 11 maj, mirëpo rivalët politik Lulzim Basha dhe Edi Rama duke se herët e kanë nisur fushatën. Që të dy po përdorin tekstet e Unikatilit, për të thumbuar njëri-tjetrin.
E lidhur me këtë ka reaguar dhe drejtori i Institutit “Atlas” Agron Demi. Ai duke iu referuar Ramës dhe Bashës ka thënë se këta katila po i bëjnë diss njëri- tjetrit me këngët e Unikatilit.
Ndërsa ka shkruar një refren për të dy, Ramën dhe Bashën, duke ua përmendur pagesën që kosovarët bëjnë, sapo të hyjnë në kufirin me Shqipërinë.
“Qaty te Shqipëria kufitari lyp pare, thash tash po e di që jam në tokë shqiptare. Hajde një Shqipëri pa korrupsion pas 11 majit”, ka shkruar Demi.
Komente