Akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit, Safet Bajri në Gjykatën e Posaçme, do të njihet me masën e sigurisë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 24 Shkurt, 2025

Komente


Akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit, Safet Bajri në Gjykatën e Posaçme, do të njihet me masën e sigurisë

Safet Bajri (Rustemi) u zhvendos mëngjesin e sotëm nga blloku i sigurisë në Gjykatën e Posaçme, ku po përballet me gjyqtaren Irena Gjoka për verifikimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.


Në të njëjtën seancë verifikohen masat edhe për Astmer Bilalin dhe Behar Brajoviqin, të cilët ishin në paraburgim për të tjera krime, raporton A2CNN-i.

Kujtojmë se Safet Bajri u arrestua pak ditë më parë pranë banesës së tij në Dobraç të Shkodrës dhe u soll në kryeqytet.

Bajri figuronte edhe në bisedat e zbërthyera në aplikacionet Sky Ecc dhe Encrochat, ku flitej për krime të rënda, përfshirë plane për vrasje.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj