20 vjet burgim për vrasjen e vitit të kaluar në Dobërçan të Gjilanit

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 17 Dhjetor, 2024

Komente


20 vjet burgim për vrasjen e vitit të kaluar në Dobërçan të Gjilanit

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj personit Dibran Tahiri për vrasjen e ndodhur në Dobërçan të Gjilanit, vitin e kaluar.


Ai është dënuar me 20 vite burgim.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se i akuzuari më 16 dhjetor të vitit 2023 në fshatin Dobërçan të komunës së Gjilanit e ka privuar nga jeta me dashje viktimën Armend Behluli.

“Me datë 16.12.2023, rreth orës 20:35 minuta, në fshatin Dobërçan Komuna e Gjilanit, i akuzuari D. T., me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A. B., në atë mënyrë që fillimisht i akuzuari përmes telefonit e thërret A. i cili me automjetin e markës Golf IV, vjen te rruga ku ishte duke e pritur i akuzuari, i cili hyp në karrigen e parë të automjetit dhe me automjet kishin lëvizur deri afër ordinancës private “Dr. A.”. Aty pas një mosmarrëveshje verbale në automjet, i akuzuari e sulmon me thikë të ndjerin A. njëherë në trup, ndërsa viktima arrin ta ndal automjetin dhe të del nga automjeti duke ikur për t’iu shmangur të akuzuarit, hyn në oborrin e shtëpisë së Xh. B., ashtu që i akuzuari i vihet pas një ndjekje dhe në terasë para derës së hyrjes së kësaj shtëpie, përsëri e godet edhe gjashtë herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa nga kacafytja dhe zhurma e krijuar, nga kjo shtëpi del Xh. B.,intervenon për të i ndarë, e kap për trupi të pandehurin dhe e largon nga vendi i ngjarjes, ndërsa tani të ndjerin A. e dërgon në ordinancën private “Dr. A””

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj