27 vjet nga beteja e Likoshanit dhe Qirezit

Sot bëhen 27 vjet nga fillimi i luftës në Kosovë, e cila nisi në fshatrat e Drenicës – Likoshan dhe Qirez, ku te vendi i quajtur “Te tre lisat” u zhvilluan luftimet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave kriminale serbe.
Në luftimet e zhvilluara mbetën të vrarë disa policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat e armikut rrethuan të dy fshatrat, ku ekzekutuan 24 civilë të pafajshëm.
Në rrethimin e fshatrave, armiku përdori artileri të rëndë, duke përfshirë helikopterë dhe shumë mjete tjera të blinduara, përfshirë edhe tanke, raporton Kp.
Qysh në ditën e parë të luftimeve, armiku kreu masakrat ndaj civilëve, vetëm në familjen Ahmeti vrau 11 persona.
Pas pak ditësh, më 5 mars, ushtria dhe policia serbe rrethuan familjen e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Familja Jashari rezistoi për tre ditë dhe tre netë në luftimet kundër armikut.
Me luftën e Prekazit, tani më çdo gjë ishte e qartë – në Kosovë lufta për liri nuk do të kishte të ndalur.
Komente