Barcelona fiton me përmbysje të rezultatit ndaj Real Valladolidit

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 3 Maj, 2025

Komente


Barcelona fiton me përmbysje të rezultatit ndaj Real Valladolidit

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Real Valladolidit në kuadër të javës së 34-të në La Liga. 

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit, të cilët kaluan në epërsi në minutën e gjashtë me Ivan Sanchez që realizoi me ndihmën e një devijimi për 1-0. 


Me epërsi minimale të Valladolidit u mbyllën 45 minutat e para të këtij takimi. 



Në pjesën e dytë Barcelona ia doli të përmbysë gjithçka në harkun e gjashtë minutave, për të marrë fitoren e radhës.

Për të barazuar shifrat fillimisht u përkujdes braziliani Raphinha, i cili në minutën e 56-të realizoi për 1-1. 

Nuk vonoi shumë dhe vetëm gjashtë minuta më vonë, Fermin Lopez (60’) shënoi për të prëmbysur gjithçka në 2-1 dhe për t’i dhënë Barcelonës tri pikë. 

Me këtë fitore Barcelona vazhdon ta mbajë distancën me ndjekësin Real Madridin që nesër (e diel) do të luajë ndaj Celta Vigos. 

E gjithë vëmendja e blaugranasve tani do të përqendrohet tek e mërkura ku do të luajnë ndeshjen e kthimit ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj