100 prokurorë do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve
-1738766812707.jpg)
Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), të mërkurën, ka bërë të ditur se 100 prokurorë do të jenë të angazhuar për ditën e zgjedhjeve nacionale në Kosovë, më 9 shkurt 2025.
Gjithashtu, ai tha se të angazhuar janë edhe 30 persona nga stafi administrativ, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Në mbledhjen e këshillit, u diskutua kërkesa e koordinatores nacionale për zgjedhje, Laura Pula, e cila ka kërkuar pagesë për prokurorët e angazhuar në ditën e zgjedhjeve. Ndërsa, shuma ka kërkuar që të caktohen nga këshilli.
U.d. i kryeprokurori i shtetit, Kelmendi tha se janë angazhuar që në secilën komunë të ketë prokurorë kujdestarë që mbarëvajtja e zgjedhjeve të shkojë sa më mirë, ku do të ketë kujdestari edhe pas orës së votimit.
“Nuk e di si qëndron puna me mjetet buxhetore të këshillit, sepse ne kemi pasur problem aprovimin e kërkesave tona nga qeveria për buxhet dhe nuk është aprovuar pothuajse asnjë kërkesë”, u shpreh ai.
Kelmendi shtoi se mëditja gjatë kujdestarisë dhe angazhimit të tyre u takon me Ligjin e pagave.
Kështu, këshilli mori vendim që t’i drejtohen Komisionit për buxhet dhe financa që t’i kryejnë këto pagesa.
Komente