Shtime: Qytetari dorëzon në polici portofolin me 160 euro dhe dokumente personale

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 9 Maj, 2025

Komente


Shtime: Qytetari dorëzon në polici portofolin me 160 euro dhe dokumente personale

25-vjeçari G.Z., gjatë ditës së sotme në Shtime ka dorëzuar në polici një portofol.


Policia bën të ditur që në prezencën e tij dhe të zyrtarëve policorë, u konstatua se në portofol ndodheshin 160 euro dhe dokumente personale.

Pas verifikimit, portofoli rezultoi të ishte i B.F., nga Shtimja. Policia kontaktoi pronarin, i cili erdhi në stacion për ta marrë portofolin, derisa dokumentet dhe paratë iu kthyen me procesverbal.


Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj