Zyrtarizohet data dhe emrat e artistëve në koncertin veror të Ramë Lahajt, në Prishtinë

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 13 Qershor, 2025

Komente


Zyrtarizohet data dhe emrat e artistëve në koncertin veror të Ramë Lahajt, në Prishtinë

Festivali Ndërkombëtar i Operas Rame Lahaj (RLIOF), do të kurorëzohet me mbrëmjen gala “Rame Lahaj & Friends” do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, më 2 gusht, ora 20:30.

Mysafire speciale në këtë koncert do të jetë edhe sopranoja gjeorgjiane, Nino Machaiadze.

“Ashtu si çdo vit, Festivali Ndërkombëtar i Operas Rame Lahaj (RLIOF), do të kurorëzohet me mbrëmjen gala “Rame Lahaj & Friends” duke sjellë për ju artin në majat më të larta në zemër të Prishtinës.

Emrat e skenave prestigjioze si, sopranoja gjeorgjiane Nino Machaidze, bassi italian Dario Russo dhe tenori ynë i çmuar Ramë Lahaj, do të ngjiten në skenë për të na dhuruar emocione të papërshkrueshme. Nën batonin e dirigjentit Roberto Rizzi Brignoli, sheshi “Skëndebeu” do të shndërrohet në një teatër operistik të mirëfilltë, pa mure… Ashtu si kryefjala e këtij edicioni të pestë, ne ëndërruam pa kufi për t’ju dhuruar muzikë të mirë dhe për të shndërruar çdo hapësirë në një skenë.

Në mbrëmjen gala, artistë nga vende të ndryshme të botës do të bashkohen për ti dhënë frymë gjuhës universale, asaj që nuk njeh asnjë mur, muzikës.

Ju mirëpresim në sheshin “Skënderbeu”, më 2 gusht, ora 20:30″, shkruan Lahaj në njoftim.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj