Zyrtare: Hugo Ekitike, nënshkruan me Liverpoolin

Liverpool ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurt.
Sulmuesi 23-vjeçar ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe ka rënë dakord për kushtet personale me klubin anglez, duke u bërë gati të bashkohet me skuadrën në turneun përgatitor në Azi, që do të zhvillohet në Hong Kong gjatë kësaj jave.
Ekitike vjen te Liverpooli pas një sezoni e gjysmë në Bundesliga, ku kishte filluar si lojtar i huazuar nga Paris Saint-Germain te Eintracht Frankfurt. Në këtë periudhë, ai shënoi 26 gola në 64 paraqitje dhe u përzgjodh në skuadrën ideale të Bundesligës për sezonin 2024-25.
Sulmuesi francez, i cili ka luajtur edhe për Kombëtaren U21 të Francës, nisi karrierën profesionale te Stade de Reims dhe gjatë kohës në PSG zhvilloi 33 ndeshje, duke fituar edhe titullin kampion në Ligue 1.
Ai mbërriti nga Eintracht Frankfurt në një transferim që pritet të kushtojë 95 milionë euro. Nga këto, 80 milionë euro janë fikse, 10 milionë euro janë lehtësisht të arritshme dhe 5 milionë euro janë bonuse të vështira për t’u arritur.
Ekitike është përforcimi më i fundit në skuadrën e trajnerit Arne Slot këtë verë, pas nënshkrimeve të Jeremie Frimpong, Milos Kerkez, Giorgi Mamardashvili dhe Florian Wirtz.
Numri i fanellës së sulmuesit francez do të njoftohet më vonë nga klubi.
Komente