Zyrtare: Arbër Hoxha bëhet me trajner të ri, Cannavaro merr drejtimin e Dinamo Zagrebit

Klubi kroat Dinamo Zagrebi përmes një njoftimi zyrtar kanë bërë me dije se Nenad Bjelica është larguar nga stoli dhe në vend të tij tashmë është konfirmuar legjenda italiane Fabio Cannavaro.
Bjelica u shkarkua pas një sërë rezultatesh të dobëta në elitën e futbollit kroat, duke bërë që Dinamo të humb hapin në garën për titull kampion.
Gjatë ditës së sotme (e diel) pati spekulime se legjenda italiane Fabio Cannavaro është kandidati favorit për t’u ulur në stolin e Dinamos.
Kjo u konfirmua zyrtarisht sonte pasi Cannavaro do të drejtojë Dinamon në pjesën e mbetur të sezonit dhe do të përpiqet ta bëjë sërish kampion.
Komente