ZRRE: Vendimi për çmimin e rrymës merret, më 11 prill

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 1 Prill, 2025

Komente


ZRRE: Vendimi për çmimin e rrymës merret, më 11 prill

Kryetari i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, bëri të ditur se vendimi për tarifat e energjisë elektrike do të merret më 11 prill.


“Varësisht se si vendos bordi. Tarifat mund të hyjnë në fuqi retroaktivisht nga 1 prilli ose nga 1 maji, kur është edhe periudha e faturimit, pasi që s’ka kuptim që kjo të bëhet në gjysmë të muajit. Aktualisht jemi duke i shqyrtuar komentet e dërguara nga institucionet dhe të tjerët. Kemi deklaruar se shqyrtimi do të zgjasë deri në dy javë, por shqyrtimi mund të zgjasë edhe më shumë”, tha Fejzullahu.

Paralajmërimi për shtrenjtim të rrymës 15 për qind ka shkaktuar reagime të shumta dhe ngjalli pakënaqësi të gjerë ndër qytetarë dhe biznese. Në këtë kuadër, më 5 prill në Prishtinë do të mbahet protestë kundër shtrenjtimit të rrymës.  

Edhe Presidenca e Kosovës e ka kundërshtuar propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke konsideruar se ai është nuk është në përputhje me kornizën ligjore që obligon Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që të përkujdeset për mbrojtjen e konsumatorit dhe injoron situatën ekonomike në vend.

“Në vazhdë të një rritjeje potenciale, rikujtojmë se rritja e tarifave nuk mund të bëhet si një proces i izoluar, por duhet të marrë parasysh kontekstin zhvillimor dhe aspektin e mirëqenies në vend. Kjo kërkon një analizë të mirëfilltë të rrethanave duke u fokusuar po ashtu në mbrojtjen e konsumatorëve dhe situatën ekonomike aktuale”, është thënë në komunikatën e Presidencës së Kosovës.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj