Zbulohet një fabrikë armësh në veri, policia bastis tri lokacione, një i arrestuar (Pamje)

Një punishte ilegale armësh është zbuluar gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, i zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe me urdhër të gjykatës kompetente.
Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë kryer në tri lokacione të ndryshme, ndërsa në njërin prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar një sasi armatimi, pjesë të ndryshme të armëve si dhe makineri që dyshohet se përdorej për ndërhyrje dhe modifikim të armëve.
Gjatë operacionit është arrestuar një person i dyshuar, i cili më pas është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij rëndojnë dyshime për veprat penale:
“Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi apo shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.
Hetimet janë në vijim, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë mbi origjinën apo destinacionin e mundshëm të armëve./
Komente