Ylli i Liverpoolit refuzon kontratën e re, dëshiron t’i bashkohet Real Madridit

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 13 Korrik, 2025

Komente


Ylli i Liverpoolit refuzon kontratën e re, dëshiron t’i bashkohet Real Madridit

Ibrahima Konate ka refuzuar të rinovojë kontratën me Liverpoolin, duke ndezur zërat për një të ardhme të mundshme te Real Madridi.

Qendërmbrojtësi francez ka hedhur poshtë ofertën për të zgjatur kontratën deri në vitin 2030, duke lënë të kuptohet se planet e tij janë larg Anfieldit.


Konate, i cili ka kontratë të vlefshme deri në qershor 2026, u ka thënë të afërmve se ëndërron të luajë për Real Madridin pas largimit nga Anglia.



Në Liverpool janë të shqetësuar për këtë situatë, pasi mbrojtësi 26-vjeçar shihet si pjesë e rëndësishme e projektit afatgjatë të klubit.

Në Spanjë, Marca ka raportuar se Real Madridi nuk ka bërë ende asnjë lëvizje zyrtare. Situata e pasigurt e Alabas e bën Konaten një opsion serioz për të ardhmen.

Nga janari i vitit 2026, Konate do të ketë të drejtë të negociojë lirshëm me çdo klub, pa u penguar nga kontrata me Liverpoolin.

Deri atëherë, ai do të vazhdojë të luajë me fanellën e të kuqve, por me synimin e qartë për ta realizuar ëndrrën e tij: të transferohet te Real Madridi. 

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj