Ylber Ramadani, i lumtur për golin spektakolar dhe vendimtar të Lecces

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 19 Maj, 2025

Komente


Ylber Ramadani, i lumtur për golin spektakolar dhe vendimtar të Lecces

Ylber Ramadani ka qenë protagonist mbrëmë tek Lecce.

Ylli kosovar e shënoi një gol spektakolar në fitoren me rezultat 1:0 ndaj Torinos.

Përfaqësuesi shqiptar shënoi me të filluar pjesa e dytë dhe ky mund të jetë goli i shpëtimit për ekipin Kuq e Verdhë, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti i Ferizajt ia mundësoi Lecces që t’ju shmanget pozitave që çojnë në Serie B, një xhiro pa përfunduar sezoni në Serie A.


“Një fitore e rëndësishme sot, i lumtur për këtë gol. Të gjithë së bashku në Romë. Forza Lecce!”, shkroi Ramadani pas në rrjetet sociale.



Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj