Vrasja si shkak i fjalosjes për fidane tek tregu në Mitrovicë, i akuzuari dënohet me 20 vite burg

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 17 Janar, 2025

Komente


Vrasja si shkak i fjalosjes për fidane tek tregu në Mitrovicë, i akuzuari dënohet me 20 vite burg

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar SH.A lidhur me vrasjen e V.F. tek tregu i Gjelbër në Mitrovicë më 2021-ën.

Në njoftimin e gjykatës bëhet e ditur se SH.A është dënuar për veprën penael “Vrasje e rëndë”, shkruan Insajderi.

Gjithçka kishte ndodhur lidhur me fidanet e fikut, ku kishte çuar tek konflikti fizik.

Sepse me datë 17.04.2021, rreth orës 12:40 minuta në Mitrovicë, në rrugën “Adem Voca” në brendi të tregut të gjelbër, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin V.F., në atë mënyrë pas një fjalosje verbale lidhur me rritjen e fidanit të fikut vije deri te konflikti fizik. Ku së pari tani i ndjeri e godet me gërshërë të pandehurin në kokë dhe i shkakton plagë shqyese në regjionin e kokës, me c`rast i pandehuri nxjerrë revolen nga brezi të markës “XDM” me nr. serik 019-04 prodhim kroatë dhe shtënë në viktimën duke e goditur në pjesën e përparme të trupit nën harkun brinjor.

Me c`rast predha kalon nëpër indet të buta të kavitetit abdominale, shqyerjes së mushkërisë së majtë e duke shkaktuar gjakderdhje masive në hapësirën e lirë të anës së majtë të kafazit të kraharorit, si pasojë e të cilave vdes, të shtënat goditin edhe të dëmtuarin L.F., dhe i shkakton plagë në regjionin e veshkës së majtë si dhe kalimtarin e rastit A.A:, në regjionin e përparme anësor të kofshës së majtë dhe i shkakton lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj