Vrasja mizore e të riut nga Ferizaj, familja ende në pritje të raportit dhe kufomës

Janë bërë plot 5 javë që kur Bekim Vari u gjetë i groposur në malet e Manastircit.
I dyshuar kryesor për vrasjen e 38 vjeçarit është shoku i tij, 27 vjeçari Leutrim Fejza.
Trupi i Bekimit vazhdon të jetë ende në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku edhe po i kryhet obduksioni.
Nga ana tjetët, me dhimbjen më të madhe presin kufomën e djalit të tyre për të kryer procedurat e varrimit.
“Ende nuk dijmë asgjë, po presim ADN-në.”, ka thënë shkurt për IndeksOnline një familjarë i viktimës.
Ndryshe, Bekim Vari, i cili ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët më 29 janar, u gjet i vdekur më 5 shkurt nga familjarët e tij.
Komente