Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 22 Janar, 2025

Komente


Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetares ukrainase Olha Priadko, e cila ishte duke qëndruar në Kosovë nga viti 2023.

Kurti ka shkruar se Priadko ishte duke qëndruar në Kosovë bashkë me djalin e saj.

“Na pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të gazetares ukrainase Olha Priadko. Olha dhe i biri i saj, Yaroslav, gjetën strehim në Kosovë nga viti 2023, për t’i shpëtuar tragjedisë së luftës në Ukrainë. Ajo ishte gazetare profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën që vetëm ata që kalojnë vuajtje të tilla mund ta kuptojnë”, ka theksuar Kurti.



Tutje, kryeministri ka pohuar se “si pjesë e gazetarëve ukrainas të cilët jetojnë dhe veprojnë në Kosovë përmes programit “Gazetarët në Rezidencë” (JiR), të mbështetur nga Qeveria, ajo ndërtoi një jetë të re këtu mes nesh”.

“Në këtë ditë plot dhimbje, me mendje dhe zemër jemi pranë Yaroslavit të vogël, familjarëve e miqve të Olhës”./

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj