Vajza e Trumpit lind Aleksandrin e vogël

Tiffany Trump, vajza e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë.
Ajo e bëri publik lajmin në Instagram, duke postuar një foto të këmbës së foshnjës së saj. Ajo lindi një djalë, të cilin e quajti Alexander Trump Boulos.
“Mirë se erdhe në botë, djali ynë i ëmbël, Alexander Trump Boulos. Të duam pa masë! Faleminderit që erdhe në jetën tonë! 15/05/2025”, shkroi ajo.
Donald Trump po viziton aktualisht Lindjen e Mesme, ku foli, ndër të tjera, edhe për nipin e tij. Ai tha se pati një “udhëtim të mrekullueshëm” në Lindjen e Mesme, por tani ishte koha të kthehej në shtëpi.
“Vajza ime lindi një fëmijë. Do të shkoj në shtëpi ta shoh foshnjën”, tha ai, duke shtuar, “Ajo është shumë mirë dhe foshnja është shumë mirë”.
Komente