Ushtarë të KFOR-it nga kombe të ndryshme marshojnë bashkë në Bondsteel

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 20 Shkurt, 2025

Komente


Ushtarë të KFOR-it nga kombe të ndryshme marshojnë bashkë në Bondsteel

Ushtarët nga kombe të ndryshme në Komandën Rajonale të Lindjes të KFOR-it janë bërë bashkë në një marshim në kampin Bondsteel.

KFOR në njoftim ka theksuar se trajnimi së bashku i mundëson KFOR-it të jetë më i fortë së bashku, duke punuar për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet e Kosovës.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj