Tri pikë të vështira, por të rëndësishme / Liverpooli i kthehet fitoreve në Premier

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 16 Shkurt, 2025

Komente


Tri pikë të vështira, por të rëndësishme / Liverpooli i kthehet fitoreve në Premier

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Wolves në ndeshjen e vlefshem për javën e 25-të në Premier League.


Në minutën e 15’të u shënua goli i parë dhe ishte Luis Diaz që shënoi për 1:0

Vetëm pas pak minutave, Mo Salah shënoi nga penalltia për 2:0.

Në pjesën e dytë, skuadra mysafire ishte më e mirë në fushë dhe arriti të shënonte vetëm një gol.

Ishte braziliani Cunha që realizoi mrekullisht në minutën e 67’të.

Wolves iu afrua golit të barazimit ku pati disa raste, por nuk e arriti që të merrte një pikë.

Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 60 pikëve në pozitën e parë, shtatë më shumë se vendi i dytë, Arsenali (53).

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj