Tre të lënduar në Sllatinë nga aksidenti mes tri automjeteve

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 3 Korrik, 2025

Komente


Tre të lënduar në Sllatinë nga aksidenti mes tri automjeteve

Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në Sllatinë.

Lidhur me këtë detaje ka dhënë për IndeksOnline zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 17:15, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësiti policor i trafikut, njofton se në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë), ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime, Njësiti policor është duke u marrë me procedurat në vend-ngjarje”, ka njoftuar Krasniqi.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj