Tejkaluan shpejtësinë, dy shoferë dënohen me 500 euro në Ferizaj

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 13 Korrik, 2025

Komente


Tejkaluan shpejtësinë, dy shoferë dënohen me 500 euro në Ferizaj

Dy shoferë janë ndëshkuar për shpejtësi të tejkaluar në Ferizaj

Policia e Kosovës njofton se më 13.07.2025, rreth orës 16:00, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, Njësia e Komunikacionit Rrugor ndaloi dy shoferë për kundërvajtje trafiku.

“Shoferi A.H. (45 vjeç) u kap duke drejtuar veturën Golf me shpejtësi me 104 km/h në zonë me kufizim 50 km/h. Ai u gjobit me 300 €, 3 pikë negative dhe iu shqiptua masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit për 6 muaj”.

“Shoferi L.M. (20 vjeç) po drejtonte veturën Audi me shpejtësi 89 km/h në të njëjtën zonë. Ai u gjobit me 200 €, 2 pikë negative dhe ndalim i drejtimit për 3 muaj. Gjatë verifikimit u konstatua se ai kishte masë aktive ndalimi nga 12.06.2025 deri më 11.09.2025. Për këtë shkelje të dytë, iu shqiptua edhe një gjobë prej 500 €, 5 pikë negative, ndalim shtesë i drejtimit për 6 muaj dhe iu konfiskua vetura”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Ferizja, raporton IndeksOnline.


Policia kërkon bashkëpubimin e qytetarëve për rritjen e sigurisë në trafik.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë kontrollet për rritjen e sigurisë në trafik dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë përmes: 📞 192 | 0290/326-250 | 0290/322-406

📲 Aplikacionit “Lajmëro Policinë”

Të gjitha informacionet trajtohen në mënyrë konfidenciale”, thuhet në njoftim.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj