Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës nisin krasitjen e mollëve

Të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës kanë nisur procesin e krasitjes së mollëve në plantacion.
Në njoftimin e lëshuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës thuhet se ky aktivitet po realizohet nga të burgosurit, nën mbikëqyrjen e stafit përgjegjës.
Ndër të tjera, shtohet se ky aktivitet është pjesë e iniciativave për rehabilitimin dhe risocializimin e të burgosurve, duke u mundësuar atyre të fitojnë aftësi të reja që mund t’i shfrytëzojnë pas përfundimit të dënimit.
Komente