Tayna dhe Butrint Imeri rikthehen me një tjetër super-bashkëpunim

Dy nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare, Tayna dhe Butrint Imeri, kanë vendosur të bashkojnë sërish forcat në një projekt të ri muzikor që pritet të bëjë bujë.
Pas suksesit të bashkëpunimit të tyre të mëparshëm, ku pjesë ishte edhe reperi Mozzik, dyshja rikthehet me një këngë të re me titullin emocionues “Lot”.
Kënga do të publikohet më 8 maj, dhe që tani po ngjall shumë interes dhe pritshmëri në mesin e fansave.
Artisti i njohur Butrint Imeri ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale disa fragmente nga videoklipi dhe melodia e këngës, duke ngritur edhe më shumë kuriozitetin për projektin.
Nga sekuencat e publikuara, duket se “Lot” do të jetë një kombinim i ndjenjës, ritmit modern dhe stilit unik që e karakterizon këtë dyshe. Ky bashkëpunim nuk është thjesht një rikthim artistik, por një dëshmi e kimisë muzikore që Tayna dhe Butrinti ndajnë bashkë në çdo projekt.
Fansat tashmë janë në pritje të datës së publikimit të këtij projekti që duket të jetë shumë premtues.
Komente