Sulmi në Magdeburg, asnjë kosovar në mesin e viktimave dhe të plagosurve

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 20 Dhjetor, 2024

Komente


Sulmi në Magdeburg, asnjë kosovar në mesin e viktimave dhe të plagosurve

Një sulm ka ndodhur sonte në Magdeburg të Gjermanisë, ku një qytetar hyri me makinë në tregun e Krishtlindjeve.

Incidenti, që fillimisht po cilësohet si sulm i qëllimshëm, gjeti një makinë të tipit BMË që u përplas me një turmë njerëzish, ku dyshohet të ketë edhe një të vdekur.

Sipas mediave gjermane dhe shërbimit të shpëtimit, janë rreth 60 deri në 80 të lënduar.

Burimet bëjnë të ditur se asnjë shtetas i Kosovës nuk është viktimë dhe as i plagosur nga sulmi në Magdeburg.

Në lidhje me sulmin ka reaguar Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili tha mendimet e tij janë me viktimat dhe familjet e tyre.

“Ne jemi në krah të tyre dhe në krah të njerëzve të Magdeburgut. Falënderimet e mia shkojnë për punonjësit e përkushtuar të shpëtimit në këto orë ankthi”, tha Scholz në “X”.

Në lidhje me këtë sulm ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila tha se “përballë tragjedive të tilla, të qëndrojmë të bashkuar”.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj