Sot pritet të merret vendimi për shtrenjtimin e rrymës për 15%, ZRRE ka mbledhje

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 11 Prill, 2025

Komente


Sot pritet të merret vendimi për shtrenjtimin e rrymës për 15%, ZRRE ka mbledhje

Zyra e Rregullatorit të Energjisë sot do të mbajë mbledhjen në të cilën pritet të merret vendimi për shtrenjtimin e rrymës për 15 përqind.

Sipas njoftimit të ZRRE’së, mbledhja do të mbahet në orën 10:00 dhe në rend dite janë shtatë pika.

Vendimi për shtrenjtimin e rrymës pritet të hyjë në fuqi nga 1 maji.

Ndërkaq, nesër iniciativa ”Asnjë Cent më Shumë” ka paralajmëruar protestën e dytë për të kundërshtuar këtë vendim.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj