Shpërndanin drogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, njëri prej tyre nën hetim nga SPAK-u

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 8 Qershor, 2025

Komente


Shpërndanin drogë në Mykonos, arrestohen tre shqiptarë, njëri prej tyre nën hetim nga SPAK-u

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, është arrestuar nga Policia e Greqisë në një operacion anti-drogë të zhvilluar në ishullin e Mykonos

Top Channel shkruan se nga hetimi policor, doli në pah ekzistenca e një grupi kriminal, anëtarët e së cilës, të paktën që nga maji i vitit 2025, tregtonin sasi kokaine, kokainë rozë, marijuanë dhe tableta droge në zonën e Mykonosit.

Nga kontrollet e kryera, me ndihmën e një qeni policie dhe u gjetën dhe u sekuestruan 932.22-gram kokainë, 7 gram kokainë rozë, 899 gram marijuanë, 1.4 gram metamfetaminë kristalore, 93 tableta narkotike, 5.060 euro, 1 pistoletë, 10 fishekë, 1 thikë, 1 automjet, 1 motorr, 3 peshore elektronike precize dhe 4 telefona celularë.

Tch shton se siç ka rezultuar, përfitimi i paligjshëm financiar i pritur i grupit nga shitja e lëndëve narkotike të sekuestruara tejkalon shumën prej 100,000 euro.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj