Shoqërohet në Polici një person për përdorim të armës gjatë një ahengu familjar

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 5 Maj, 2025

Komente


Shoqërohet në Polici një person për përdorim të armës gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se gjatë patrollimit në fshatin Begrac, policët kanë dëgjuar dy të shtëna armësh që vinin nga një aheng familjar. Menjëherë policët kanë reaguar dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

“Në vendngjarje është identifikuar personi F. S., 35 vjeç, i cili ka pranuar se kishte shtënë me armë zjarri, të cilën e kishte me leje. Arma është konfiskuar (pa municion), ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për intervistim nga njësia e hetimeve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar të iniciohet rasti për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Pas intervistimit, personi është liruar, ndërsa rasti do të procedohet në mënyrë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj