Portugalia fiton Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas penalltive

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 8 Qershor, 2025

Komente


Portugalia fiton Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas penalltive

Kombëtarja e Portugalisë ka fituar finalen e Ligës së Kombeve, pasi ka mposhtur Spanjën pas ekzekutimit të penalltive. 

Joao Neves rrezikoi i pari në minutën e pestë, por goditja e tij shkoi larg shtyllës së portierit Unai Simon.   


Në minutën e 17-të Nico Williams pati një mundësi për gol, por goditja e tij përfundoi mbi traversë.   



‘Furia e Kuqe’ kaloi në avantazh në minutën e 21-të përmes Martin Zubimendit i cili u gjend në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për të shënuar. 


Portugezët reaguan shpejtë duke barazuar shifrat vetëm pesë minuta më vonë me anë të Nuno Mendes (26’) i cili realizoi një gol të bukur për 1-1.   

Pak çaste pa përfunduar pjesa e parë, Spanja e riktheu sërish avantazhin, kësaj radhe përmes Mikel Oyarzabal që realizoi për 2-1 në minutën e 45-të pas asistimit të Pedrit. 


Në pjesën e dytë Cristiano Ronaldo shënoi në minutën e 61-të për të barazuar rezultatin në 2-2.   


Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndryshim të rezultatit dhe u desh të luheshn vazhdimet dy herë nga 15 minuta për t’u përcaktuar fituesi.   

As në vazhdime nuk pati një fitues, andaj radha erdhi për t’u ekzekutuar penalltitë. 

Në penallti më të saktë ishin portugezët të cilët fituan me rezultat 5-3, pasi tek Spanja dështoi të realizojë Alvaro Morata.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj