Shkaku i mungesës së tavolinave ndihmëse, krijohen radhë të gjata në qendrën e votimit në shkollën “Gjon Serreçi”në Ferizaj

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 9 Shkurt, 2025

Komente


Shkaku i mungesës së tavolinave ndihmëse, krijohen radhë të gjata në qendrën e votimit në shkollën “Gjon Serreçi”në Ferizaj

Shumë qytetarë kanë pritur në radhë të gjata për të votuar në qendrën e votimit në shkollën “Gjon Serreçi” në Ferizaj pasi që nuk kanë gjetur vendvotimin e tyre dhe madje në shumë raste as emrat e tyre në listën e votimeve. Kjo për shkak që sipas monitoruesve nuk janë përputhur librat me emrat e qytetarëve dhe nuk janë vendosur tavolinat ndihmëse për qytetarët.

Kenan Gashi, drejtor në organizatën joqeveritare “Avonet”në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se KQZ-ja është dashur ta vendos tavolinat ndihmëse në këtë qendër pasi që sipas tij, qytetarët po presin në radhë dhe në fund nuk po e gjejnë emrin për të votuar.


“KQZ-ja ka dështuar në menaxhim në qendrën e votimit në shkollën “Gjon Serreçi” pasi që shumë qytetar nuk po i gjejnë emrat e tyre nëpër lista. Madje ka raste që qytetarët sipas sistemit elektronik figurojnë nëpër qendra të tjera, ani pse ata po presin me orë. Kjo është shqetësuese sepse KQZ-ja është dashur fillimisht të vendos një tavolin ndihmëse për t’i orientuar qytetarët në mënyrë që ata mos të presin në radhë të gjata”, ka thënë Gashi.

Telegrafi ka provuar të marrë edhe një deklaratë nga Shaban Rexha, përfaqësues i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ferizaj, por nuk është lajmëruar në telefon.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj