Salah arrin marrëveshje për një kontratë dy vjeçare

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 8 Dhjetor, 2024

Komente


Salah arrin marrëveshje për një kontratë dy vjeçare

Mohamed Salah është afër nënshkrimit të një kontrate të re dyvjeçare, duke i dhënë fund pasigurisë për të ardhmen e tij në Anfield.

Siç raporton Mirror, pas muajsh bisedimesh, është arritur një kompromis mes përfaqësuesve të Salah dhe drejtuesve të Liverpoolit.

Salah, 32 vjeç, fillimisht kërkoi një marrëveshje trevjeçare, ndërsa Liverpool ofronte vetëm një.

Pavarësisht se ishte lojtari më i paguar i klubit me mbi 200 mijë funte në javë, kohëzgjatja e kontratës ishte pengesa kryesore.

Me Salah duke udhëhequr Ligën Premier në gola dhe duke thyer rekorde – duke përfshirë tejkalimin e arritjes së Wayne Rooneyt për shënimin dhe asistimin në 37 ndeshje të ndryshme të Ligës Premier,pronarët e Liverpool më në fund kanë rënë dakord për të zgjatur qëndrimin e tij.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj