Rikthehet Rufki Suma si kandidat i pavarur për kryetar të Hanit të Elezit: Pranova mbi 1.200 nënshkrime nga qytetarët

Ish kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma ka bërë të ditur se i ka hyrë garës si kandidat i pavarur për kryetar komune në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 12 tetor.
Suma përmes një postimi në rrjetin social në Facebook bën të ditur se nga qytetarët ka pranuar një listë me mbi 1 mijë e 200 nënshkrimet për kandidimin e tij për kryetar.
“Të nderuar qytetarë të Hanit të Elezit, pas pranimit nga ana e juaj të listës me mbi 1200 nënshkrimeve për kandidimin tim për kryetarë të komunës së Hanit të Elezit si Kandidat i Pavarur dhe pas çertifikimit nga ana e KQZ-së, nën moton “Gjithnjë në shërbim të popullit”, unë kam vendosur t’i hyjë garës për kryetar të komunës së Hanit të Elezit që do të mbahen me 12 tetor të këtij viti”, ka shkruar Suma.
Komente