Raportohet për një person të zhdukur në Ferizaj

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 13 Qershor, 2025

Komente


Raportohet për një person të zhdukur në Ferizaj

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka njoftuar se është paraqitur një grua, e cila ka raportuar se dy ditë më parë bashkëshorti i saj, A. A, 72 vjeç, kishte dalë nga shtëpia dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më.

Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, i cili e ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se në momentin kur ishte larguar nga shtëpia 72 vjeçari, kishte të veshura pantallona të shkurtra, mbante syze dhe kapelë.


“Sipas të dhënave që kemi,72 vjeçari është i gjatë rreth 170 cm, është tullac dhe ka mjekër të bardhë. Lidhur me rastin janë njoftuar hetimet rajonale dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar një shënim zyrtar dhe policia i ka nisur kërkimet”, ka thënë Veseli.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj