Raporti i DASH: Shqiptarët, rol kyç në tregun global të drogës

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 21 Mars, 2025

Komente


Raporti i DASH: Shqiptarët, rol kyç në tregun global të drogës

Shqiptarët janë faktorë me rëndësi në tregun global të drogës, nga Kanadaja në Emiratet Arabe, thotë raporti i SHBA-së, për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve.

Korrupsioni, sundimi i dobët i ligjit dhe papunësia nxisin problemin e trafikimit të drogës në Shqipëri, thekson DASH, teksa vlerëson punën e SPAK në parandalimin e korrupsionit.

“SPAK rriti numrin dhe kompleksitetin e hetimeve për pastrimin e parave dhe konfiskimet dhe kreu paralelisht hetime financiare dhe të aseteve kur dyshonte për asete të paligjshme; megjithatë, ndjekjet penale mbeten të ulëta. Në vitin 2023, SPAK sekuestroi asete me vlerë 43 milionë dollarë dhe, në vitin 2024, vazhdoi arrestimet dhe konfiskimin e aseteve të ish-zyrtarëve të lartë”, përmend raporti.

Në dokument thuhet se Shqipëria ka ende rrugë për të bërë në luftën kundër pastrimit të parave dhe se është target i organizatave kriminale nga Amerika e Jugut dhe Europa, për pastrimin e parave.

Qeveria dhe institucionet duhet të zbatojnë plotësisht reformat për të shmangur rënien përsëri të sundimit të ligjit, propozon DASH, duke shtuar se SPAK duhet të integrohet tërësisht në luftën e qeverisë kundër pastrimit të paravae.

“Shumica e pastrimit të parave në Shqipëri lidhet me trafikimin e drogës dhe njerëzve, mashtrimin me kontratat qeveritare, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Ekonomia kryesisht e bazuar në para të thata, kontrollet e dobëta kufitare dhe ligjzbatim i dobët doganor lehtësojnë një treg të zi për mallrat e kontrabanduara. Paratë e dërguara nga jashtë (remitancat) dhe investimet nga jashtë ndonjëherë fshehin burimet e fondeve. Kriminelët pastrojnë të ardhurat përmes blerjeve të pasurive të paluajtshme, projekteve të ndërtimit, aseteve virtuale dhe zhvillimit të bizneseve”, thuhet në raport.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj