Qytetarët kërkojnë nga Policia t’i monitorojnë maturantët që vozisin vetura në qytet

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 16 Maj, 2025

Komente


Qytetarët kërkojnë nga Policia t’i monitorojnë maturantët që vozisin vetura në qytet

Qytetarët e Lipjanit janë ankuar se gjatë ditëve të fundit maturantët po i mbajnë mbrëmjet e maturës, por lëvizja e tyre me vetura nëpër qytet po shkakton rrezik për të gjithë. Sipas qytetarëve, ata gjatë dy ditëve të fundit kanë frekuentuar në masë të madhe qytetin me vetura të ndryshme, ndërkohë kanë kërkuar nga Policia e Kosovës që t’i monitorojnë ata.

Arsim Jashari, qytetar nga Lipjani, njëherësh shef i grupit të kuvendarëve nga radhët e PDK-së, nëpërmjet një reagimi publik, ka kërkuar nga Policia e Kosovës t’i monitorojnë maturantët gjatë lëvizjeve të tyre me vetura.


“Është bërë shqetësuese dhe e papranueshme ajo që po ndodh ditëve të fundit në qytetin tonë! Maturantë, shumica prej tyre vetëm 17-vjeçarë, po ngasin vetura pa patentë shofer dhe me një sjellje krejtësisht të papërgjegjshme në trafik. Nga zhurma, rrezikimi i kalimtarëve, deri te ngasja me shpejtësi marramendëse – kjo nuk është festë, kjo është rrezik për jetën”, ka thënë Jashari.


Ai ka thënë se si është e mundur që një i mitur të ketë veturë në dorë pa leje për ngasje? Ku janë prindërit.

“Ku janë organet e rendit? Duhet urgjentisht të ndërhyjë Policia e Lipjanit para se të kemi ndonjë fatkeqësi të parikuperueshme. Kjo nuk është çështje e një feste, është çështje sigurie publike. Lus Policinë e Lipjanit që të del në terren dhe të marrë masa të menjëhershme. Më mirë sot, se nesër të jetë vonë”, ka thënë Jashari./

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj