Qytetarë e shoqëria civile në Ferizaj, kundërshtojnë rritjen e çmimit të kafes

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 25 Prill, 2025

Komente


Qytetarë e shoqëria civile në Ferizaj, kundërshtojnë rritjen e çmimit të kafes

Disa kafene në qytetin e Ferizajt kanë paralajmëruar se nga fillimi i muajit të ardhshëm do të rritet çmimi i kafes prej një euro në 1.5 euro.

Kjo çështje ka nxitur reagimin e qytetarëve dhe të organizatës “Avonet” të cilët kanë kërkuar nga institucionet kompetente, pikërisht nga agjencia e konkurrencës që të marrin veprime urgjente.



Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv në këtë organizatë, ka thënë për Telegrafin se rritja e çmimit të kafes në Ferizaj, Lipjan dhe në disa qytete të tjera është në kundërshtim me standardin dhe gjendjen ekonomike të qytetarëve.



“Kjo rritje po kundërshtohet edhe nga qytetarët gjatë ditëve të fundit sepse lokalet kanë lëshuar paralajmërime për këtë rritje të kafes. Kjo rritje është në kundërshtim me standardet dhe gjendjen ekonomike të qytetarëve, prandaj kërkojmë nga agjencioni i konkurrencës të merret me seriozitet lidhur me këtë çështje”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, Telegrafi ka kontaktuar edhe me qytetarë në Ferizaj të cilët kanë thënë se rritje e çmimit të kafes është e pa pranueshme.

“Një kafe në të gjitha shtetet fqinje kushton rreth një euro, kurse në Kosovë e, sidomos në Ferizaj nëse bëhet 1.5 euro siç po paralajmërohet, atëherë është e pa përballueshme”, ka thënë Besmir Krasniqi, banor nga Ferizaj.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me disa pronar të kafeneve në Ferizaj, por nuk kanë pranuar të flasin lidhur me këtë çështje.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj