Qeveria iu del në ndihmë komunave, ndan 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 29 Nëntor, 2024

Komente


Qeveria iu del në ndihmë komunave, ndan 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Qeveria e Kosovës iu ka siguruar komunave 15 milionë euro për të mbuluar pagat në sektorin e arsimit. Ky vendim sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, do t’iu mundësojë komunave të mbulojnë minueset e pagave për mësimdhënësit, që rrjedhin nga kontrata kolektive. Krahas kësaj, qeveria emëroi Arben Krasniqin, sekretar të përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit, si dhe miratoi një sërë projektligjesh dhe marrëveshje ndërkombëtare.

Shefi i kuletës së shtetit, Hekuran Murati tha se vendimi për ndarjen e këtyre mjeteve bëhet në kuadër të kërkesës për kursime dhe ndarje të cilat janë në vlerë të 20 milionë eurove.

Pesë milionë euro të tjera iu ndan Policisë së Kosovës për të mbuluar nevojat shtesë për operacionet që zhvillojnë.

“Shuma në vlerë prej 20 milionë e 27 mijë euro është deklaruar si kursime nga organizatat e ndryshme buxhetore, ndërkaq për ndarje mjetet do të shfrytëzohen në rreth 15 milionë euro për të mbuluar minuset e pagave në organizatat buxhetore që janë kryesisht komunat. Qeveria me këtë rast po iu del në ndihmë komunave të cilat nuk kanë arritur që të sigurojnë mjetet e tyre për të mbuluar pagat që kryesisht janë në sektorin e arsimit. Kurse pesë milionë euro të tjera janë ndarë në kategorinë mallra dhe shërbime për Policinë e Kosovës për të mbuluar nevojat shtesë për operacionet që zhvillojnë”, tha ai.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj