Punëtorët e hekurudhave kanë shtyrë grevën e paralajmëruar për sot

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 26 Maj, 2025

Komente


Punëtorët e hekurudhave kanë shtyrë grevën e paralajmëruar për sot

Mosngritja e pagave tashmë e 15 vjet, dy herë radhazi ka shtyrë punëtorët e hekurudhave që të protestojnë.


Javën e kaluar ata ndaluan qarkullimin e trenit për një orë në shenjë pakënaqësie ndaj gjendjes aktuale ekonomiko-sociale.

Ata kishin paralajmëruar se nga 26 maji do të hynin në grevë, por ajo është shtyrë për javën e dytë të muajit të ardhshëm.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin kryetari i Sindikatës së hekurudhave “Trainkos”, Florim Gjyrevci.

“Ju njoftoj se greva e cila ishte planifikuar për sot (e hëne) është shtyrë për javën e dytë të muajit të ardhshëm për arsye se jemi në bisedime me bordet dhe menaxhmentet tona. Për veprimet sindikale do të ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Gjyrevci.

Protestat e mëhershme janë mbështetur dhe nga “Infrakos”. Kryetari i Sindikatës së “Infrakos”, Hysen Nikçi, pati deklaruar se kërkesa e vetme është rritja e pagave.

Madje “Trainkos” përmes një letre më 29 prill i ishte drejtuar Ministrisë së Ekonomisë ku e kishte paralajmëruar për veprimet e tyre sindikale.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj