Pse kaq shumë zjarre sot në Kosovë? Flet eksperti i emergjencave

Info Ferizaj Info Ferizaj Postuar: 26 Korrik, 2025

Komente


Pse kaq shumë zjarre sot në Kosovë? Flet eksperti i emergjencave

Kosova po përballet me një valë të fortë zjarresh që kanë përfshirë shumë rajone të vendit, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe tragjedi për fermerët lokalë.

Vatrat e zjarrit kanë shpërthyer në komunat si: Prishtinë, Prizren, Suharekë, Mitrovicë, Viti, Istog, Drenas dhe Podujevë, duke shkaktuar ndërhyrje intensive të njësive emergjente dhe mobilizim të gjerë qytetarësh për të kontrolluar flakët dhe parandaluar përhapjen e tyre.

Eksperti i emergjencave Tahir Ahmeti, në një intervistë për Klankosova.tv theksoi se numri i madh i zjarreve në Kosovë këtë verë vjen si pasojë e temperaturave ekstreme, thatësirës së zgjatur, erërave të forta dhe faktorëve njerëzorë, si djegia e mbeturinave dhe pakujdesia në natyrë.

Ai po ashtu përmendi edhe zjarret e qëllimshme si një problem serioz, shpesh të nxitura nga konfliktet për pronë apo vandalizmi, dhe theksoi se mungesa e ndëshkimeve konkrete e bën situatën më të vështirë.

Info Ferizaj
Autor

Info Ferizaj


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj